Gjendet një foshnje e pajetë, policia shoqëron nënën në komisariat

Foto ilustrim

Gjendet një foshnje e pajetë, policia shoqëron nënën në komisariat

10:36 30/10/2018

Një foshnje dy ditëshe është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm pranë një koshi mbeturinash në lagjen “Kongresi” të Lushnjes.

Policia thotë se dyshohet që foshnja të jetë braktisur nga nëna e saj. Për këtë arsye është shoqëruar në komisariat e ëma, 32-vjeçarja me iniciale A.N. Kjo e fundit po merret në pyetje nga uniformat blu.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al






Të ngjashme