Nis shpërngulja e emigrantëve nga Bosnja


Nis shpërngulja e emigrantëve nga Bosnja

15:30 31/10/2018

Autoritetet boshnjake kanë nisur shpërnguljen e qindra emigrantëve afrikanë e aziatikë nga qyteza veriore e Bihaçit, e mbipopulluar prej muajsh prej tyre, me shpresën për të kaluar kufirin kroat drejt vendeve të zhvilluara europiane.

Dhjetëra autobusë mbushen çdo ditë për t’i dërguar emigrantët që flenë rrugëve, në kampe të ngritura posaçërisht për akomodimin e tyre. Autoritetet morën masa pas alarmit të ngritur nga Kombet e Bashkuara për një tragjedi të mundshme humanitare, prej rënies së ndjeshme e temperaturave.

Megjithatë shumë prej tyre nuk duan të zhvendosen në kampe. Skena të tilla përleshjesh me policë që i pengojë të kalojnë kufirin me Kroacinë janë bërë të zakonshme.

Banorët vendas kanë protestuar shpesh herë, pasi ata janë shndërruar në shqetësim për sigurinë e tyre. Ata janë autorë të dhjetëra rasteve të vjedhjeve e ngacmimeve seksuale. Autoritetet ankohen se nuk kanë kapacitete pritjeje. Teksa Bashkimi Europian nuk u ofron zgjidhje konkrete veç fondeve për strehimin e tyre. Prej fillimit të vitit, Bosnja po strehon mbi 20 mijë emigrantë nga Iraku, Irani, Siria, Pakistani, Afganistani, të cilët përmes rrugës ballkanike që kalon edhe nga Shqipëria synojnë vendet e Bashkimit Europian.

Tv Klan






Të ngjashme