Rezolutë për dialogun në Kuvendin e Kosovës


Rezolutë për dialogun në Kuvendin e Kosovës

15:47 31/10/2018

Kuvendi i Kosovës po diskuton sot për rezolutën e paraqitur nga opozita për dialogun me Serbinë. Në rezolutë kërkohet mospërfshirja e presidentit Hashim Thaçi në dialog dhe ndalimin e diskutimeve për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Këto pika ngjallën debate mes deputetëve të shumicës qeverisëse dhe opozitës. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli e mbështet mosdiskutimin e çështjes së kufijve. Por sipas tij, Thaçi duhet të kryesojë delegacionin e Kosovës në dialog.

Ai bëri thirrje të dilet me një rezolutë të përbashkët, pikat e së cilës të jenë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Tv Klan






Të ngjashme