Shqipëria zgjedh Kubën
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë absolute votash rezolutën që dënon sanksionet ekonomike amerikane ndaj Kubës. Në favor të rezolutës votuan 189 vende anuare të kësaj organizate. Kundër, vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Në votim nuk morën pjesë Moldavia dhe Ukraina. Përfaqësuesja e Uashingtonit, Niki Hejlli kritikoi vendet që mbështetën rezolutën.
Nikki Haley, Ambasadore e SHBA në OKB:
Ata që mbështesin këtë rezolutë çdo vit janë gabim. Nuk po dëmtoni Shtetet e Bashkuara kur veproni kështu. Në të vërtetë po dëmtoni popullin kuban duke i dërguar regjimit, mesazhin se trajtimi që i bën popullit të vet është i pranueshëm.
Edhe Shqipëria e mbështeti rezolutën e hartuar nga diplomatët kubanë që reflekton nevojën e heqjes së sanksioneve. Votimi nuk ka veprim detyrues por pasqyron opinionin e qeverive botërore mbi masat e ashpra amerikane ndaj vendit komunist.
Donald Trump iu rikthye sanksioneve të ashpra në vitin 2017, duke akuzuar Havanën se nuk po bënte asgjë për përmirësimin e të drejtave të njeriut, pavarësisht rihapjes së ambasadave në 2016-ën pas më shumë se 5 dekadash armiqësi.
Tv Klan