Bashkia e Tiranës rehabiliton Unazën, ja si është transformuar (video)
Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur rehabilitimin e të gjithë unazës së vjetër të kryeqytetit, duke shtuar korsitë e biçikletave dhe duke përmirësuar qarkullimin e automjeteve.
Përmes këtij investimi është ndërhyrë në disa segmente të Unazës për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve veçanërisht në kryqëzime, duke realizuar korsi të dedikuar për biçikleta përgjatë bulevardit ”Zhan D’Ark” dhe bulevardit ”Gjergj Fishta”, si dhe duke riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.
Duke filluar nga Brryli, te Ministria e Jashtme e deri te “Vasil Shanto”, pjesa e korsisë së lumit të Lanës do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Autobusi do të ketë korsi të dedikuar duke inkurajuar në këtë mënyrë transportin alternativ.
/tvklan.al