Laçi fiton në Gjirokastër ndaj Luftëtarit
Laçi reagoi duke fituar ndeshjen e radhës, menjëherë pas largimit të trajnerit Artan Mergjyshi. Skuadra kurbinase triumfoi 1-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas, me gol të shënuar nga shkodrani Shtubina në minutën e 79-të. Ndeshja ishte e fortë dhe me raste nga të dyja skuadrat, ndonëse u shënua vetëm një gol.
Ky sukses bëri që Laçi të arrinte në kuotën e 19 pikëve, baraz me Kukësin e vendit të tretë, ndërsa Luftëtari mbeti me vetëm 9 pikë, duke qenë në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria./tvklan.al