Tirana kërkon të kalojë krizën


Tirana kërkon të kalojë krizën

21:51 05/11/2018

Tirana-Kukësi do të hapë javën e 12 të Superligës. Bardheblutë janë ende në krizë, pasi në 11 ndeshje kanë marrë 9 pikë, por trajneri Ardian Mema nuk mendon se rrezikojnë rënien në Kategorinë e Parë.

“Me lojërat që ka bërë ekipi nuk është për mbijetesë. Duhet të hedhim pas çdo gjë që ka kaluar. Kjo është një periudhë që duhet ta kalojmë me pak qetësi. Ekipi duhet të gjejë forca dhe duhet të gjej forca për ta motivuar ekipin për më lart”.

Kukësi vjen në këtë takim vjen pas humbjes me Flamurtarin, por zv/trajneri Rrahman Hallçi mendon se situata do të kthehet dhe se nuk e quan të humbur luftën për titull.

“Kuptohet që nuk ndjehemi mirë kur marrim një rezultat negativ, por ajo që na jep bindje që do ecim është përpara është që loja po vjen në rritje. Nuk jemi pas për titullin sepse nuk është se janë shkëputur shumë Partizani dhe Skënderbeu, kuptohet që po bëjnë mirë, por dhe ata do të kenë një moment jo të mirë, pasi kampionati i tillë është”.

Takimet e tjera do të luhen të mërkurën, përveç Laçi-Skënderbeu që është shtyrë për shkak se nuk është gjetur fushë për t’u zhvilluar.

Tv Klan






Të ngjashme