Varrimi i Kaçifas/ Valëviten flamujt dhe këndohet himni grek
Mbi 2000 shtetas grek kanë mbërritur në fshatin Bularat të Gjirokastrës për të marrë pjesë në funeralin e Kostandin Kaçifas.
Ata këndojnë himnin kombëtar në shesh dhe valëvitin flamurin grek në duar.
Gjithashtu disa qytetarë që mbajnë në duar flamurin grek e shoqërojnë me thirrjen: “Kostandino ti jeton, je udhëheqësi ynë”.
Më herët Ministria e Punëve të Jashtme greke u bëri apel qytetarëve të2 saj që të vetëpërmbahen dhe të mos krijojnë tensione.
Policia e Gjirokastrës mësohet se ka shoqëruar dy shtetas grekë të cilët do të procedohen për “nxitje urrejtje mes kombeve dhe feve”. Shtetasve greke policia shqiptare u ka gjetur bluza me simbole antishqiptare, kapuçë dhe sende të tjera të ndaluara.
/tvklan.al