Enea Jorgji, i pari gjyqtar shqiptar në Europa League
Enea Jorgji dha një provë të mirë në debutimin e tij në Europa League, si i pari gjyqtar shqiptar në fazën e grupeve. Por për të arritur deri në arbitrimin e ndeshjes AEK Larnaca – Ludogorets iu deshën plot 16 vjet pune, në një karrierë që nisi nga kategoria e dyte si gjyqtar i katërt.
Enea Jorgji, arbitër i FIFA-s:
Me sa mbaj mend ka qenë Delvina me Memaliajn. As nuk e kisha idenë se si veprohej, por ato indicie që më dhanë para ndeshjes u mundova të bëj detyrën time.
Pas përvojë në kampionatin shqiptar 6 vite më parë, pati edhe debutimin në kupat e Europës me një sfidë të një niveli testues për Enean.
Enea Jorgji, arbitër i FIFA-s:
Twente – Santa Coloma, nuk më nevojitej një ndeshje me nivel vështirësi të lartë. Siç e mendoi dhe UEFA ashtu e mendova dhe unë, që ishte një ndeshje ku mund të përgatitja veten për të ardhmen.
Takimet në kupat e Europës dhe nivel ekipet kombëtare nuk kanë munguar. Por ku ishte situata më e ndezur?
Enea Jorgji, arbitër i FIFA :
Në Poloni ku luhej Arka Gdynia – Midtjylland një stadium i tejmbushur
.
Presioni që ka një arbitër është i madh, pasi tensioni është në fushë dhe tribuna. Çelësi është tek gjykimi pa gabime.
Enea Jorgji, arbitër i FIFA-s:
Duhet të gabojë sa më pak sepse në fushën tonë nuk ka asnjë herë ndeshje pa gabime.
Çdo fundjavë Enea është në stadium, por puna e tij e përditshme është në Bashkinë e Elbasanit, në rolin e ekonomistit, në një vend ku i duhet të pranojë që arbitri të jetë dikush tjetër, kryebashkiaku.
Enea Jorgji, arbitër i FIFA-s:
Sapo hyn aty je i çarmatosur komplet, mi ka hequr me kartonë të verdhë dhe të kuq, komandon ai. Normalisht është ai arbitri dhe ai vendos për gjithçka.
Tv Klan