“Mëngjesin e 18 Prillit…”, premtimi i Gjebreas për zonjën Mediko


“Mëngjesin e 18 Prillit…”, premtimi i Gjebreas për zonjën Mediko

15:06 11/11/2018

“Edhe dielli nuk do ishte kaq i bukur sa fytyra e kësaj gjysheje. Nuk mund ta konceptoj që një fytyrë kaq e ëmbël dhe kaq e mirë të ketë lidhje me traktorin…”

tha Gjebrea, pasi në ekran u shfaq zonja Mediko, e cila ishte këtë të diel në “Ka një mesazh për ty”.Ajo e pranoi ftesën dhe e mbërritur në studio ajo iu drejtua Gjebreas me fjalët:

“Të ndjek shumë, të kam në zemër shumë”.

“Ndërsa unë që në momentin e parë që dhamë mesazhin u dashurova me ty”,

iu përgjigj Gjebrea.

Më kanë thënë që keni punuar traktoriste?

“Po 27 vjet…”

Po si ia ke dalë me traktorin? Kaq e ëmbël, kaq e brishtë, çlidhje ke ti me traktorin?

“Më mësoi burri”.

Zonja Mediko e kishte parandjerë që në studion e “Ka një mesazh për ty” e kishte thërritur mbesa e saj Kristina. Kjo e fundit, mes lotëve iu lut gjyshes që të mos jetonte më vetëm në fshat, por t’i bashkohej familjes në Tiranë.

“Unë kam ardhur vetëm për ty, për të të dhënë këtë mesazh. Ti e di që të dua shumë shumë. Dua që ti të më premtosh diçka. E mban mend kur ishte gjyshi gjallë, që ishim një familje e bashkuar, nuk ndaheshim asnjëherë? Tani unë jam larg dhe gjithë kohës e kam mendjen tek ty. Nuk dua që ti të rrish më vetëm në fshat dhe sa herë të kam thënë për të jetuar në Tiranë më ke thënë: ‘Të bëjë vitin gjyshi, të bëjë 3 vjet gjyshi, të bëjë 5 vjet gjyshi dhe do vij në Tiranë…” Gjithmonë e ke shtyrë. E kam pritur me padurim që të vish në Tiranë, të jetosh me familjen tënde. Të lutem do ta kërkoja me gjithë zemër që ti të vije në Tiranë”.

Zonja Mediko në fakt pranoi që t’ia plotësonte kërkesën mbesës së saj, por me një kusht…

“Dhe nëna të premton do vijë, por të mbushë 5 vjet gjyshi, të bëjmë 5 vjetorin e gjyshit”.

Ajo insistoi se do të presë deri kur bashkëshorti të bëjë 5 vjet dhe pas kësaj tha se do të vinte në Tiranë. E për t’u siguruar se do ta mbajë fjalën, Gjebrea i tha zonjës Mediko se mëngjesin e parë që do të jetë në Tiranë do ta hanë mëngjesin sëbashku.

Ardit Gjebrea: Por kur mbush 5 vjet bashkëshorti?

Zonja Mediko: Më 17 Prill të vitit që vjen.

Ardit Gjebrea: Më 18 Prill mëngjesin do ta hamë bashkë në Tiranë, dakord?

Zonja Mediko: Dakord

Ardit Gjebrea: Dakord? E mban fjalën? Se po nuk e mbajte do të vij të të marr me traktor pastaj në Korçë.

/tvklan.al






Të ngjashme