
Heqja e “shqiponjës”, Berisha: Rama u hakmorr për atin e tij shpirtëror
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar heqjen e simbolit të “shqiponjës” nga hyrja e Tiranës, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se Kryeministri Rama u hakmorr duke rrëzuar me litar simbolin e kombit.
“Neobllokmeni Edvin Kristaq Zografi bis hakmerret për atin e tij shpirtëror, xhelatin e shqiptarëve Enver Hoxha, duke përsëritur me Shqiponjën, simbolin e kombit, rrëzimin e saj me litar”,
thotë ish-Kryeministri Sali Berisha.
/tvklan.al