Biskotë e mbushur me krem kosi dhe kivi (Video)
Përbërësit për brumun e biskotës:
250 gr miell
125 gr gjalp
100 gr sheqer
50 gr lajthi
20 gr kakao
1 vezë
1 limon
Përbërësit për kremin:
200 gr pana e ëmbël
100 gr kos
50 gr çokollatë
4 kivi
esencë valilje
https://youtu.be/Hsvl20gaLjs?t=7m13s
Përgatitja:
Në një tas bëjmë bashkë miellin, gjalpin, kakaon dhe lëkurën e limonit. Më pas shtojmë vezët dhe i përziejmë derisa të formohet një masë homogjene. Në një mikser hedhim lajthitë dhe sheqerin dhe pasi i grijmë masën e shtojmë tek brumi dhe i përziejmë bashkë. Pasi brumi bëhet gati e mbështiellim me pelikul dhe lihet për pak minuta. Më pas në disa forma futet brumi dhe piqet në furrë në 180 gradë. Ndërkohë përgatitet kremi. Në një tas hedhim panën e ëmbël, e përziejmë dhe më pas shtojmë kosin, esencën e vaniljes dhe çokollatën. Pasi biskotët piqen, lihen të ftohen dhe mbushen me krem dhe mbi to vendosen kivit
. Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”. /tvklan.al