“Nafta bie në bursë, por në Shqipëri rritet”


“Nafta bie në bursë, por në Shqipëri rritet”

16:10 18/11/2018

Konfindustria reagoi sot për çmimin e karburanteve në vendin tonë. Sipas saj gjatë muajit Tetor në të gjitha tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë me 10 Dollarë për ton ndërkohë, që në Shqipëri ndodhi e kundërta pasi çmimi u rrit me të paktën 10 Lek për litër.

Sipas konfindustrisë i njëjti trend u ruajt edhe gjatë nëntorit në tregjet ndërkombëtare.

Konfindustria kërkon që me rastin e Paketës Fiskale 2019 të ngrihet dhe funksionojë një Ent Rregullator i Karburanteve, përgjegjës për çmimin tavan dhe cilësinë. Konfindustria kërkon edhe ule me 50% të taksës së qarkullimit.

Tv Klan






Të ngjashme