Po festonte me të dashurin përfundimin e kimioterapisë, papritur ndërron jetë


Po festonte me të dashurin përfundimin e kimioterapisë, papritur ndërron jetë

17:47 20/11/2018

Nuk ka shkuar ashtu siç duhet festa e një çifti skocez. Ata ishin duke festuar përfundimin e kimioterapisë intensive, por një përkeqësimi i menjëhershëm i mori jetën Jon Paul McAllister.

38 -vjeçari, i cili prej muajsh i nënshtrohej kimioterapisë, pasi ishte diagnostikuar me kancer u përkeqësua papritur, teksa ishte në Madagaskar me të fejuarin e tij Craig Park.

Jon Paul duhej të dërgohej me urgjencë në spital me një avion privat, por e kishte të pamundur financiarisht dhe kështu miqtë dhe familjarët e tij bën një apel në rrjetet sociale në mënyrë që të mblidhnin paratë për transportin e tij.

Edhe pse u mblodhën mjaftueshëm të ardhura ishte tepër vonë pasi 38-vjeçari ndërroi jetë disa orë më vonë. Miqtë janë shprehur se ai ishte një njëri i jashtëzakonshëm dhe janë pikëlluar nga humbja e mikut të tyre.

“Jam tronditur nga kjo ngjarje. Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë bujarinë që treguan njerëzit kur në nxorëm njoftimin”,

ka thënë i fejuari i tij, Craig Park.

Deri më tani janë mbledhur 25 mijë Paund dhe këto para do të përdoren për të çuar trupin e tij në Skoci.

/tvklan.al






Të ngjashme