Rritje pagash me 7% për 12 mijë mësues


Rritje pagash me 7% për 12 mijë mësues

18:27 21/11/2018

Buxheti për arsimin do të jetë 580 milionë Dollarë, ku peshën më të madhe do ta kenë rritja e pagave për mësuesit me 7%. Kryeministri Edi Rama tha se vitin e ardhshëm do të mundësohet po ashtu edhe transporti i nxënësve dhe mësuesve në shkolla, për t’i dhënë fund njëherë e mirë klasave kolektive të cilat i krahasoi me kampet e përqëndrimit.

“Le t’i thonë shqiptarëve se po mbyllin shkolla. Ne po mbyllim klasa përqëndrimi, aty nuk mësohet po bëhet sikur mësojnë. Kjo është e vërtetë, ne do të përballemi, 35 mijë nxënësve e 12 mijë mësuesve u garantojmë transportin”.

Edi Rama tha se në të ardhmen do të mundësohen librat falas për të gjithë ciklin nga klasa e parë në të nëntën, ndërsa sqaroi politikën e qeverisë se përse librat duhet të kthehen.

“Libri është dashuri, kjo është arsyeja e kthimit. Do të shohim një sistem më të përshtatshëm, paratë e buxhetit janë vendosur njësoj sikur libri të mos kthehej”.

Por pavarësisht falenderimeve që bëri për të gjithë mësuesit dhe kontributin e tyre për vendin, fundi i fjalimit nuk kishte lajme të mira për drejtuesit.

“Kemi shumë drejtorë që duhet të largohen”

, përfundoi fjalën Kryeministri Edi Rama.

Tv Klan






Të ngjashme