12 efektivë të plagosur (Video)


12 efektivë të plagosur (Video)

12:32 22/11/2018

12 efektivë të Policisë së Tiranës kanë mbetur të plagosur këtë të enjte, në protestën e banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të zhvilluar para Kuvendit. Në tentativë për të çarë kordonin policor, banorët u përplasën me policinë ndërsa nuk mungoi hedhja e sendeve të forta, shashkave e tymueseve. Policia thotë se 2 prej efektivëve kanë marrë dëmtime më të rënda. Njërës prej tyre kapsolla i ka prerë gishtat e dorës.

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit. 

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore”,

thotë policia në një reagim për mediat.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Gjatë protestës në fjalë mbetën të plagosur edhe qytetarë, të cilët gjithashtu po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Numri i tyre nuk dihet ende, ndërsa sipas Partisë Demokratike bëhet fjalë për të paktën 7 protestues të lënduar.

/tvklan.al






Të ngjashme