Rama: I prekur nga humbja e gishtave të dorës së polices Ina Nuku
Kryeministri Edi Rama ka vizituar në Spitalin e Traumës 12 efektivët e policisë të plagosur nga protesta që degjeneroi në dhunës mes tyre dhe banorëve të Unazës së Re përpara Parlamentit.
Pasi i vizitoi nga afër, kreu i Qeverisë në një postim në rrjetet sociale, u shpreh i prekur që efektivja 24-vjeçare Ina Nuku humbi gishtat nga kapsolla në protestën e dhunshme.
Kryeministri thotë gjithashtu se kjo protestë nuk do të sfidojë ligjin dhe shtetin.
“I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24-vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj. Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kërkon mish për top, nuk ka asnjë shans të sfidojë ligjin e shtetin
“, thotë Kryeministri Edi Rama në Twitter.
I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24 vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj.Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kērkon mish për top,nuk ka asnjē shans të sfidojë ligjin e shtetin!
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2018
Dymbëdhjetë punonjës policie mbetën të plagosur, dy prej të cilëve rëndë, kurse 3 protestues pësuan lëndime të lehta. Protesta nisi përpara Parlamentit nga banorë të zonës së Astirit, që kundështojnë shembjen e banesave të tyre prej më shumë se dy javësh, për shkak të projektit të Unazës së Re në kryeqytet. /
tvklan.al