E pickon gjarpri brenda pusit, trupi i të riut nuk nxirret dot
Trupi i një të riu ka ngelur i bllokuar prej një jave brenda një pusi, pasi është pickuar nga gjarpri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një provincë në Zimbabve.
Sandile Mguni 25-vjeç ishte pjesë e një ekipi që po punonte për të rregulluar një pus në lagjen Lupane në pjesën perëndimore të Zimbabve, javën e kaluar.
Ai kishte vënë re një gjarpër në pjesën e poshtme të pusit dhe Mguni zbriti në një thellësi prej 45 metrash me një shtizë në mënyrë që ta vriste, por nuk arriti të kthehej më.
Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe zyrtarët e zjarrfikësve, nuk kanë arritur të nxjerrin trupin e të riut, pasi kanë frikë të hynë brenda.
/tvklan.al