Opozita kosovare, rezolutë për rrëzimin e qeverisë


Opozita kosovare, rezolutë për rrëzimin e qeverisë

20:08 22/11/2018

Vendimi për të vënë taksë 100% për të gjitha importet e Serbisë, u shfrytëzua nga opozita në Prishtinë të kërkojë rrëzimin e qeverisë së Kosovës në Parlament.

LDK dhe Vetëvendosje kërkuan me anë të një rezolute, shkarkimin e kabinetit Haradiaj dhe ndërprerjen e nismave që vënë në dyshim integritetin e Kosovës, por kjo tentativë dështoi.

Pavarësisht se në sallë ishin 61 deputetë, vetëm 37 prej tyre votuan, 36 pro dhe 1 abstenim. Tashmë që marrëdhëniet Prishtinë –Beograd kanë prekur pikën më të ulët, opozita kosovare paralajmëron se mund të përdorë edhe votat e Listës Serbe për të rrëzuar qeverinë.

Tv Klan






Të ngjashme