
Berisha: Policët janë urdhëruar t’i thyejnë gishtërinjtë Daniel Drobajt
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se policia tentoi t’i thyente gishtërinjtë 18-vjeçarit Daniel Drobaj, që u arrestua mbrëmjen e djeshme si i dyshuar për plagosjen me kapsollë në duar të polices Ina Nuka.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama si personin që ka dhënë urdhër për të dhunuar 18-vjeçarin Drobaj, në shenjë hakmarrje për policen e plagosur.
Sipas Berishës, Daniel Drobaj është kërcënuar edhe me armë në prani të prindërve të tij. Ish-Kryeministri ka dënuar ushtrimin e dhunës nga policia ndaj protestuesve të Unazës së Re, që kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat e tyre që do të shemben nga projekti i zgjerimit të rrugës.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Edvin Urrejtja urdhëron kriminelë me uniformë për t’i thyer gishtrinjtë e duarve si hakmarrje, Daniel Drobës!
Ndal dhunës, torturave dhe terrorit shtetëror ndaj protestuesve!
Të dashur miq, prej 24 orësh, një dhunë, terror dhe hakmarrje primitive ka shpërthyer me urdhër të Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve që kanë vendosur të mbrojnë me jetë shtëpitë e tyre. Fallanga prej tridhjetë a dyzetë vetësh, narkopolicësh gjysëm të dehur dhë civilë pa uniformë, vërsulen si qenë të tërbuar, dhe pa asnjë autorizim futen e bastisin banesa, rrëmbejnë plaçka, godasin qytetarë në shtëpitë e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit sikur të ishin pushtues barbarë.
Kështu, ata, me porosi të skizofrenit të poshtëruar nga këpuca dhë vezët e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kanë torturuar shtazërisht në qeli 17-vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kanë goditur kafshërisht në përpjekje për t’i thyer gishtërinjtë e dy duarve, si hakmarrje e turpshme primitive, 18-vjeçarin Daniel Drobaj. Vetë Danieli, në prani të torturuesve të tij denoncoi këtë akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjtë e nxirrë dhe të fryrë, të dhimbshëm dhe mundet të thyera.
Përveç kësaj, narkobanditët i kanë hypur shtazërisht me shqelma dhë kërcënuar me tytë të revoles në ballë, në prani të prindërve në banesën e tij, studentit të shkëlqyer të inxhinierisë Daniel Drobaj. Protestues të tjerë, burra, gra, fëmijë janë subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik të paparë.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të narkobanditëve horra me uniformë, të urdhëruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bëj thirrje qytetarëve të mbarë vendit të ngrihemi në mosbindje civile në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, që po mbrojnë shtëpitë dhë jëten e tyre që duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhë narkoqeveria e tij! sb
/tvklan.al