Sulmohet ambasada serbe në Athinë, shkak Kosova


Sulmohet ambasada serbe në Athinë, shkak Kosova

11:07 24/11/2018

Autoritetet greke u alarmuan mëngjesin e kësaj të shtune për shkak se një person kishte thyer perimetrin e sigurisë së ambasadës së Serbisë në Athinë.

I dyshuari mbante në dorë një thikë dhe kishte kapërcyer murin rrethues duke hyrë në oborrin e ambasadës. Sipas shtypit grek, ai është një shtetas serb dhe qëndroi për rreth 2 orë brenda perimetrit të ambasadës së Serbisë, por nuk përbënte rrezik për pengmarrje.

Ai ishte në gjendje të dehur dhe bërtiste:

“Kosova të bashkohet me Serbinë

” dhe

“të largohen turqit dhe bullgarët”

. Një negociator i policisë greke, përmes një përkthyesi, e bindi të riun që të dorëzohej dhe të hidhte thikën. Incidenti kaloi pa probleme dhe i dyshuar u shoqërua për në polici. /

tvklan.al






Të ngjashme