Tirana Kuq e Zi për 28-29 Nëntor, Veliaj: Merrni flamurin dhe na u bashkoni për festat


Tirana Kuq e Zi për 28-29 Nëntor, Veliaj: Merrni flamurin dhe na u bashkoni për festat

12:51 24/11/2018

Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi për festat kombëtare të Nëntorit. Në 106-vjetorin e Pavarësisë, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festave duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

“Po ti? E vure flamurin tënd? Këtë fund Nëntori jo vetëm dekori i Bashkisë Tiranë, por i gjithë qyteti po merr pjesë me simbolet kuqezi! Rroftë Shqipëria!

”, shkruan Veliaj në Twitter.

Kreu i Bashkisë u bën thirrje dhe shqiptarëve që jetojnë në emigracion apo në trevat e tjera shqiptare që festat kombëtare t’i kalojnë në Tiranë, ku në kryeqytet do të ketë aktivitete të shumta.

“Tirana Kuq e Zi për 28-29 Nëntor! Nëse jeton jashtë kryeqytetit, merr flamurin tënd dhe familjen e na u bashko për një fundjavë të gjatë pushimi e festash të paharrueshme në Tiranë”

, theksoi Veliaj. /

tvklan.al






Të ngjashme