Check In zbret në Zanzibar (Video)
Mund të thuhet pa frikë se në Zanzibar është dalja më e bukur në oqean që mund të kishte Tanzania.
Miliona turistë i vizitojnë çdo vit këto dy vende. Ato sot funksionojnë si autonome për që në vitin 1964 ishin të bashkuara.
Autorja e emisionit Check In, Albana Nanaj ishte e shoqëruar në këtë udhëtim nga gazetari Drini Zeqo dhe sëbashku prezantuan atraksionet turistike të Zanzibar.
https://youtu.be/fQHVXbQsfLQ?t=4s
Gjatë emisionit ata treguan se nga Stambolli në Zanzibar udhëtimi zgjat gati 7 orë. Dhe nga aeroporti deri në Nungwi që ishte zona ku do të qëndronin Nanaj dhe Zeqo zgjat rreth 1 orë.
Ky lokacion njihet për plazhet më të bukura të të gjithë ishullit.
Një nga traditat e hershme të këtij ishulli ka qenë dhe mbetet peshkimi. Në përgjithesi njerëzit që ndërtuan jetën e tyre në ishuj, si burim ushqimi dhe të ardhurash zgjodhën pikërisht peshkimin.
Nungwi fshati në veri të Zanzibarit, dikur ishte një qendër e rëndësishme për ndërtimin e velave. Sot është destinacioni më i madh tusistik falë plazheve fantastike dhe mbi të gjitha për perëndimet e rralla.
Zanzibari është një vend ku tradicionalja dhe modernia përplasen me njëra-tjetrën me tërë forcën e tyre.
Nëse ndodhesh në Zanzibar duhet patjetër të vizitosh edhe kryeqytetin. Stone Town është një qytet mbi 300-vjeçar, dhe sikurse ka edhe emrin është i gjithi i ndërtuar me gurë koralor. Prej vitit 2000 Stone Town është në ruajtjen e veçantë të Unesco si një pasuri e rrallë botërore.
Ajo që gjithashtu të bie në sy lehtësisht janë dyert e këtij qyteti. Ato janë të famshme në të gjithë botën për format e tyre unike.
Në Stone Town gjendet një kishë emblematike e cila tregon për historinë e arkitekturës Kristiane në Afrikën Lindore. Katedralja është ndërtuar në vitin 1873 në një zonë që më parë njihej si tregu i skllevërve. Ndërtimi i saj ishte veç të tjerash, një shenjë që simbolizoi fundin e skllavërisë.
Zanzibari për shumë vite ka qenë një qendër e rëndësishme e tregtisë së skllevërve që niseshin nga Afrika drejt lindjes së mesme apo zonave të tjera.
Stone Town kryqendra e Zanzibarit të ofron turizëm të dimensioneve të ndryshme. Turisët që duan të thellojnë informacionet për historinë mund të qëndrojnë në hotelet që ndodhen në qendër. Shumë nga hotelet e sotëm dikur kanë qenë shtëpi të tregtarëve më të famshëm të Zanzibarit.
Udhëtimi u mundësua nga “Turkish Airlines”.
/tvklan.al