Bashkimi i Kosovës më Shqipërinë, Ramush Haradinaj bën deklaratën e fortë
Një deklaratë e fortë ka qenë ajo e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, mbrëmjen e kësaj të shtune në Tv Klan.
I pyetur nga moderatori i emisionit Ermal Mamaqi se nëse bashkohet Shqipëria dhe Kosova, kush do ta japë dorëheqjen Haradinaj apo Rama, kryeministri i Kosovës, tha, se është ai që do të hiqte dorë nga posti i tij.
Ermal Mamaqi:
Nëse bashkohet Shqipëria dhe Kosova, kush do ta japë dorëheqjen ti apo Rama?
Ramush Haradinaj:
E jap unë…
Ermal Mamaqi:
Ky është një gjest bujarie
…/tvklan.al