Tensionet Ukrainë- Rusi, Poroshenko: Të vendoset ligji ushtarak


Tensionet Ukrainë- Rusi, Poroshenko: Të vendoset ligji ushtarak

14:36 26/11/2018

Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë të mbetet të “karikuara”. Rusia hapi zjarr ndaj dy anijeve të marinës ukrainase dhe goditi një tjetër të dielën në Detin e Zi dhe kapi anijet, duke pretenduar se ato hynë në mënyrë të paligjshme në ujërat e saj territoriale.

Dhjetëra ekstremistë të krahut të djathtë kanë lëshuan flakadanë drejt ndërtesës e i vunë zjarrin një makine të misionit diplomatik, dogjën goma para konsullatës ruse në Liviv, në Ukrainën Perëndimorë, për të protestuar kapjen e anijeve, nga forcat detare ruse. Incidenti, që ka ndodhur në ujërat e Gadishullit të Krimesë përbën një përshkallëzim tensionesh në mes të të dyja shteteve.

Demonstrata organizohet nga nacionalistët. Rusia i kërkon aleatëve perëndimorë në Kiev që të ndërhyjnë dhe “të qetësojnë” autoritetet ukrainase. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, cituar nga agjencitë ruse.

Si nisi incidenti

Ditën e diel një një rimorkiator ukrainas po shoqëronte dy anije të marinës nga porti i Odessas në Detin e Zi për në portin ukrainas në Mariopol, në Detin Azov nëpërmjet ngushticës Kerç. Ngushtica Kerç, është kalimi i vetëm ndërmjet dy deteve. Një traktat i viti 2003, i përcakton Detin Azov dhe ngushticën Kerç, si ujëra të përbashkëta territoriale.

Presidenti Petro Poroshenko gjatë një takimi me Këshillin Kombëtar ukrainas të Mbrojtjes tha se do ti kërkonte parlamenti vendosjen e ligjit ushtarak, po theksoi se kjo nuk është një “deklaratë lufte”

“Ukraina nuk ka plane për të bërë luftë ndaj askujt, por ushtria do të jetë në gatishmëri të plotë. Incidenti i djeshëm ishte një çmenduri dhe një provokim”.

Secili shtet fajëson njëri-tjetrin për incidentin, në të cilin disa anëtarë të ekipit ukrainas janë plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i shprehu sot presidentit ukrainas, Petro Poroshenko,

“mbështetje të plotë për mbrojtjen dhe integritetin e sovranitetit territorial të vendit”.

Mbështetje Kievi mori edhe nga BE. “

Zhvillimet në Detin Azov janë të papranueshme dhe ne presim që Rusia të reagojë. Ne dënojmë agresionin ndaj Ukrainës, i cili gjeneron një përshkallëzim të rrezikshëm për marrëdhëniet mes dy shteteve. Ne jemi duke e marrë çështjen me seriozitet të madh”,

ka thënë një zëdhënës i Komisionit Europian.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nxiti një konflikt separatist pro-rus në Ukrainën lindore në vitin 2014

./tvklan.al






Të ngjashme