
Rama mbyll vizitën në Kosovë
Vizita e qeverisë shqiptare në Kosovë u mbyll në Prekaz. Kryeministrat Rama e Haradinaj vizituan kullën e Jasharajve, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëllai i komandant Adem Jasharit.
Më pas delegacioni i dy qeverive ndaloi në varrezat e dëshmorëve dhe vendosën kurora me lule në vendin ku prehet komandanti legjendar i luftës së Kosovës.
Rama falenderoi Haradinajn që i sugjeroi të vizitojë dëshmorët.
“Nuk ka vend më të përshtatshëm për t’i uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e flamurit kuq e zi”,
tha kreu i qeverisë shqiptare
.
Ndërsa kryeministri kosovar tha se Prekazi është vendi ku bashkohen të gjithë shqiptarët.
Tv Klan