106 vite nga ngritja e Flamurit në Vlorë


106 vite nga ngritja e Flamurit në Vlorë

08:34 28/11/2018

Të gjithë shqiptarët festojnë sot ditën e Pavarësisë.  Në 28 Nëntor 1912  Ismail Qemali dhe udhëheqësit e tjerë nga të gjitha vendbanimet shqiptare ngritën flamurin duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Këtë ditë, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit Shqiptar.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha, Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

/tvklan.al

 






Të ngjashme