Poroshenko firmos dekretin e luftës: Nuk është shaka


Poroshenko firmos dekretin e luftës: Nuk është shaka

15:05 28/11/2018

Ukraina është zyrtarisht në gjendje lufte me Rusinë. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko nënshkroi dekretin e luftës të miratuar në orët e para të së martës nga parlamenti. Reagimi vjen pas arrestimit të 24 marinarëve ukrainas të dielën nga Rusia në ujërat detare përreth Krimesë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Poroshenko paralajmëroi rrezikun e shpërthimit të një lufte të madhe me Rusinë.

Petro Poroshenko, president i Ukrainës:

Numri i tankeve ruse në bazat përgjatë kufirit tonë është trefishuar. Kjo nuk është shaka. Kërkojmë nga Rusia lirimin e menjëhershëm të marinarëve.

Në të parin reagim për situatën, presidenti rus drejtoi gishtin nga Perendimi.

Vladimir Putin, President i Rusisë:

Përplasja mes anijeve ushtarake  ruse dhe ukrainase është pasojë e dështimit të vendeve të huaja për t’a bërë Kievin të japë llogari për sjelljet e kqija kundrejt Rusisë.

Një gjykatë ruse në Krime la në arrest me burg 60-ditor 12 nga marinarët e arrestuar. Televizioni shtetëror transmetoi dëshmitë e tre prej marinarave që pranonin se incidenti ishte provokuara nga ata.

Marinari:

Rrugës për në Mariupol përmes ngushticës së Kerçit, ne hymë në ujërat ruse. Forcat ruse na paralajmëruan se po dhunonin hapësirën e tyre detare. Na paralajmëruan disa herë.

Drejt Krimesë, rusët kanë dërguar përforcime të sistemit raketor s-400 për tu mbrojtur ndaj çdo kërcënimi. Lidhur me këtë situata reagoi edhe Presidenti amerikan Doland Trump, i cili tha se mund  do të anulojë takimin me Putinin, ne samitin e  G20-ës që do të mbahet këtë javë në Argjentinë.

Tv Klan






Të ngjashme