Kirurgu futet i dehur në operacionin e lindjes
Një kirurg në shtetin indian të Gujarat-it është arrestuar për një operacion cesarian në gjendje të dehur ndaj një gruaje shtatzënë.
“BBC” raporton se foshnja u deklarua i vdekur pas operacionit, ndërsa pak më vonë vdiq edhe gruaja. Mjeku u konfirmua i dehur pas një testi alkooli, ndërsa autoritet po hetojnë nëse vdekjet e nënës dhe fëmijës u shkaktuan nga neglizhenca apo si pasojë e arsyeve të tjera mjekësore.
Dr. PJ Lakhani është një mjek me eksperiencë dhe ka punuar në Spitalin Shtetëror Sonavala përgjatë 15 viteve të shkuara.
Pacientja Kamini Chachi u soll në Spital të hënën me dhimbje lindjeje. Media lokale tha se familjarëve u tha se fëmija kishte vdekur, teksa nëna kishte gjakderdhje të madhe. Familja vendosi ta dërgojë në një spital privat, por gruaja ndërroi jetë rrugës./tvklan.al