Kaq i madh sa i shpëtoi jetën
Në Australi jeton një mëzat shumë i madh, emri i së cilit është Knickers. Ai është rreth 2 metra i lartë dhe peshon plot 1.4 ton. Është kaq i madh sa mediat ndërkombëtare shkruajnë se është thuajse i lartë sa ylli i basketbollit Michael Jordan dhe peshon sa një Mini Cooper…
Por jo vetëm kaq, 7-vjeçari Knickers është aq gjigand sa pikërisht masa e tij i ka shpëtuar jetën, përveçse tashmë e ka bërë një “yll” në internet.
Përpunuesit e mishit thonë se nuk mund ta marrin dhe ta therin, pasi është shumë i madh. Në fakt mjafton të shohësh fotot e Knickers krah bagëtive të tjera për dalluar diferencën e pazakontë që ka në trup. Kështu, në vend se të kthehet mish për njerëzit, Knickers do t’i jetojë ditët e tij në Myalup të Australisë.
/tvklan.al