Kukësi mendon vetëm fitoren


Kukësi mendon vetëm fitoren

16:35 30/11/2018

Armando Cungu nuk nënvlerëson asnjë ekip në kampionat, por objektivi nuk ndryshon. Trajneri i Kukësit do të shkojë të shtunën në Gjirokastër për të luajtur me Luftëtarin për të marrë një tjetër sukses.

“Kockë e fortë është Luftëtari ashtu si çdo ekip. Nuk do të jetë e lehtë, por e njëjta histori ishte dhe para një jave, por arritëm objektivin që kishim që ishte fitorja me Kamzën”.

Arbër Çyrbja i ardhur këtë sezon te Kukësi mendon se nuk do të zhgënjejnë në këtë takim, pavarësisht cilësive të kundërshtarit.

“Do të jetë e vështirë sepse Luftëtari luan një futboll të bukur, por ne luajmë për 3 pikë”.

Një tjetër sfidë me interes e javës së 15 është Skënderbeu – Teuta.

Tv Klan






Të ngjashme