“Bunkeri me rrota” i Putin rrëmben vëmendjen (video)


“Bunkeri me rrota” i Putin rrëmben vëmendjen (video)

08:48 02/12/2018

Autokolona presidenciale e Presidentit rus Vladimir Putin ka tërhequr vëmendjen në udhëtimin e saj të parë në Amerikën e Jugut, konkretisht në Argjentinë ku zhvillohet samiti i G20.

Dy limuzina “Aurus” të blinduara u dërguan në Buenos Aires për të shoqëruar Presidentin Putin. Mediat lokale e konsideruan limuzinën “bunker me rrota”. Automjeti është i mbrojtur nga sulmet me armë të çfarëdolloji si dhe nga eksplozivët.

“Është ndërtuar mirë dhe është shumë e rehatshme. Është një makinë vërtetë e mirë. Më pëlqen. Dhe nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë”,

tha Putin në fund të samitit të G20.

“Aurus” është një makinë ruse e prodhuar në Moskë dhe ka tërhequr vëmendjen që kur u prezantua në muajin Maj.

/tvklan.al






Të ngjashme