50 mijë Lekë policit për të “mbyllur njërin sy”
Policia rrugor ka goditur një rast të mirëdhënies. Një qytetar, i cili tentoi të korruptonte punonjësin e policisë rrugore, u vu në pranga. 47-vjeçari nga Kamza me iniciale A.Gj. ishte ndaluar nga policia për kontroll.
Pasi polici i kërkoi dokumentet e automjetit për verifikim, 47-vjeçari i ofroi 50 mijë Lekë të vjetra me qëllim që mos t’i jepte letrat. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron” në zonën e Laprakës në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
/tvklan.al