Britania në prag të zgjedhjeve të parakohshme


Britania në prag të zgjedhjeve të parakohshme

16:40 02/12/2018

Britania mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse Parlamenti nuk aprovon marrëveshjen me Bashkimin Europian për Brexit. Theresa May mund të përballet me një mocion mosbesimi në Parlament, nëse Britania del pa marrëveshje nga unioni.

Krahas grupit rebel brenda konservatorëve edhe laburistët në opozitë paralajmërojnë se do të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj Kryeministres.

“Nëse kryeministrja humbet në një votim mjaft domethënës, do të ketë një mocion mosbesimi. Është e pashmangshme që ne ta kërkojmë atë”,

u shpreh deputeti laburist Keir Starmer.

Por Theresa May duket e qetë dhe e bindur se do t’a çojë mandatin e saj deri në fund. Të paktën, deri në përmbylljen e plotë të procesit të shkëputjes, siç u shpreh në një konferencë për shtyp nga samiti i G20-ës në Buenos Aires.

“Për mua ka akoma shumë për të bërë, të paktën të përmbyll çështjen e Brexitit dhe të jem Kryeminstrja që e nxjerr Britaninë nga Bashkimi Europian”.

Nga votimi në Parlament kanë mbetur më pak se 10 ditë. 100 deputetë të partisë së kryeministres kanë deklaruar votën kundër marrëveshjes. Nga 318 vota të nevojshme, May deri tani mbështetet tek 225 deputetë, kundrejt 410 kundërshtarëve. Nëse marrëveshja nuk miratohet, Britania rrezikon kolapsin ekonomik, siç ka paralajmëruar Banka e Anglisë. Shumë britanikë kanë publikuar në rrjetet sociale foto ku tregojnë se kanë nisur të grumbullojnë ushqime për atë që parashikohet të jetë një situatë katastrofike.

Tv Klan






Të ngjashme