ARRSH gati dosjet e shpronësimit për 46 objekte tek Unaza
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka përfunduar procesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe. Pronarët e këtyre objekteve kishin dorëzuar dosjet e dokumentave të pronësisë pranë institucionit dhe
Autoriteti Rrugor Shqiptar po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte për t’i përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi.
ARRSH u bën thirrje të gjithë banorëve të objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës të paraqesin sa më shpejt dokumentacionin e pronësisë për të përfituar pa vonesa nga ajo çka përcakton ligji për rastet e shpronësimit, pasi në të kundërt do të zbatojë dispozitat ligjore duke i trajtuar si subjekte të cilat nuk disponojnë dokumente pronësie.
Tv Klan