Humb jetën një tjetër shqiptar në Greqi
Një 18-vjeçar shqiptar u vra me armë mbrëmjen e të martës në Kavala. Viktima është identifikuar me emrin Marios Isak. Ai u qëllua për vdekje teksa kalonte mes një blloku pallatesh pranë tregut të qytetit, rreth orës 10 të darkës. Këto xhirime janë kryer pak minuta pas krimit ku dallohet trupi i viktimës.
Policia ka shoqëruar dy të dyshuar për t’i marrë në pyetje për ngjarjen. Mediat greke shkruajnë se viktima kishte humbur jetën nga një e shtënë me armë pas shpine. Pas këqyrjes së trupit, hetuesit thanë se krimi ishte kryer me shumë gjasa nga vrasës profesionistë.
Mes pistave hetimore nuk përjashtohet edhe ajo e vrasjes për larje hesapesh për çështje droge. Banorë të zonës thanë se kishin dëgjuar dy të shtëna. Në dorë 18-vjeçarit iu gjet një kartëmonedhë prej 50 eurosh, por mundësia se autorët mund të kenë tentuar t’a grabisin është përjashtuar. Trupi i viktimës u transferua në spitalin e Kavalës për analiza më të detajuara.
Marios Isa ishte rritur në Kavala ku vazhdonte edhe shkollën e lartë. Ai aktivizohej me ekipin e futbollit Iraklio.
Tv Klan