Talebanët mesazh “Messit të vogël” të Afganistanit
Një vogëlush nga Afganistani, i cili u bë i famshëm në internet për adhurimin ndaj Lionel Messit, është detyruar të largohet për herë të dytë nga shtëpia e tij.
Murtaza Ahmadi 7 vjeç, u bë viral në vitin 2016 pasi u fotografua me një fanellë të futbollistit Messi të bërë nga një qese plastike. Më vonë ai u takua me futbollistin argjentinas në Katar.
Familja e vogëlushit tregon se ata kanë braktisur shtëpinë e tyre në Afganistan pasi kanë marrë kërcënime nga talebanët. Edhe më përpara, në vitin 2016 kërkonin strehim në Pakistan.
Murtaza Ahmadi ishte 5 vjeç kur u fotografua me një bluzë të bërë me qese plastike, me emrin e Lionel Messit në të. Pasi u zbulua se kush ishte, Messi i dërgoi vogëlushit një pako nëpërmjet UNICEF-it.
/tvklan.al