Kuvendi hedh shortin për KED
Kuvendi hodhi shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të ri të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pasi Presidenti hoqi dorë nga kjo e drejtë kushtetuese duke deklaruar se ka një vakum ligjor. Për opozitën që u përfaqësua me Oerd Bylykbashin Kuvendi po shkel kushtetutën me këtë akt. Argumentet që solli Bylykbashi janë ato të kreut të shtetit.
Arsye përse maxhoranca po rishkel Kushtetutën siç bëri për 2 vite radhazi duke shortuar anëtarët e KED është kapja e Gjykatës Kushtetuese, anëtaret e të cilës ashtu si dhe organeve të tjera të reja të drejtësisë duhet të zgjidhen nga kjo strukturë që rinovohet çdo vit.
Dy anëtarët e vetëm në detyrë të Gjykatës Kushtetutese u zgjodhën pa short. Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha nuk do të kenë as anëtarë zëvendësues në pamundësi për shkak të 7 vakancave në këtë Gjykatë. Tusha është e propozuar nga presidenti për postin e kryetares së KLSH. Por me zgjedhjen e sotme në KED, mazhoranca pritet ta rrëzojë kandidaturën e saj, siç ka lënë të kuptohet dhe Kryeministri kur deklaroi se për shumicën, organet e reja të drejtësisë dhe reforma në drejtësi janë shumë të rëndësishme.
Edhe për Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Gjykatat e Apelit nuk u hodh shorti pasi kishte vetëm nga 2 kandidatë nga 3 vende që kërkohen në KED, vetë kryprokuroria e përkohshme Arta Marku dhe Fatjona Memca.
Nga shorti për Gjykatën e Lartë u zgjodhën Ariand Dvorani dhe Medi Bici si anëtarë zëvendësues. Të dy këta kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procedurës u zgjodhën 8 anëtarë të përhershëm nga 9 që kërkohet nga ligji si dhe 3 të tjerë zëvendësues.
Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:
- Vitore Tusha Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
- Bashkim Dedja Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
- Ardian Dvorani Gjyqtar i Gjykatës së Lartë
- Arta Marku Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme
- Fatri Islamaj Gjyqtar nga gjykatat e apelit
- Margarita Buhali Gjyqtare nga gjykatat e apelit
- Fatjona Memçaj Prokurore pranë gjykatave të apelit
- Eriol Roshi Gjyqtar nga gjykatat administrative
Anëtarë zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Medi Bici Gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Gurali Brahimllari Gjyqtar nga gjykatat e apelit
Klodiana Veizi (Mema) Gjyqtare nga gjykatat administrative
Tv Klan