Shporta me patate (Video)
Përbërësit:
500 gr patate
100 gr djath i mykosur
50 gr spek
Sherebelë
Rozmarinë
Majdanoz
Pana kuzhine
Sallatë miks për dekor
Kripë
Piper
Vaj ulliri
https://youtu.be/bZY9pAMQF9U?t=5m56s
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim patatet e paqëruara që të ziejnë. Në një mikser vendosim djathin e mykosur, i shtojmë pana kuzhine, pak bukë të grirë, rozmarinë, majdanoz dhe një thelp hudhër dhe i miksojmë derisa të bëhen pure.
Në një tigan skuqim çikoren. Pasi e skuqim për pak e vendosim në një tas dhe në të njëjtin tigan shtojmë pana dhe purenë që bëmë me djathin e mykosur dhe i përziejmë. Patatet e ziera i grijmë imët dhe në to shtojmë pak arrë moskat, pak miell dhe 2 vezë dhe i përziejmë derisa të bëhet masë në formën e brumit.
Brumin që bëmë me patatet e ziera i vendosim në formë shporte tek tasat e qelqit. Në to vendosim spekun dhe pak nga djathi i mykosur që bëmë në mikser dhe i pjekim për pak minuta.
Fillimisht në pjatë vendosim çikoret e skuqura, mbi të vendosim pataten në formë shporte dhe anash saj ngjisim gjethe sallate me djathin e mykosur dhe panën që përgatitëm në tigan.
/tvklan.al