Vijojnë protestat nëpër rrethe
Për të dytën radhazi qytetarët e Shkodrës kanë protestuar të mbështetur edhe nga Partia Demokratike.
Ata kanë bllokuar nyjën hyrëse dhe dalëse të qytetit duke përsëritur kërkesat e tyre për rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta.
Gjatë ditës së sotme kanë protestuar edhe minatorët e Bulqizës. Ata kanë kërcënuar me greve urie nëse nuk plotësohen kushtet e punës dhe nuk miratohet Statusi i Minatorit.
Tv Klan