Plumb në kokë shqiptarit në Greqi
Një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, por sipas mediave greke ai njihej me epitetin “i shëndoshi” dhe është rreth të 40-ve.
Shqiptari u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një prej kafeneve të kryeqytetit grek në lagjen Omonia. Në këtë lokal ai ishte person i njohur, pasi frekuentohet edhe nga shumë shqiptarë të tjerë. Viktima ka qenë duke parë ndeshjet e Champions League.
Autorët e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë autoritetet atje dyshojnë se vrasja mund të lidhet me larje hesapesh. Megjithatë hetimet pritet të japin më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë
./tvklan.al