Projekti i Unazës së Madhe, prishet ndërtesa 3–katëshe te Astiri
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur një tjetër godinë 3-katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, duke i hapur rrugë projektit.
Operacioni për prishjen e kësaj godine ka nisur që në orët e para të ditës së enjte dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj në mënyrë që të mos bëhej pengesë për vijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën pranë.
Ndërkohë, ka vijuar puna edhe me prishjen e objekteve të tjera që ngriheshin në gjurmën e Unazës së Madhe, duke krijuar kështu mundësi për hapjen e kantierit të ndërtimit të rrugës.
Tv Klan