Reshje të dendura bore në Dibër, mblidhet Shtabi i Emergjencave


Reshje të dendura bore në Dibër, mblidhet Shtabi i Emergjencave

17:47 17/12/2018

Reshje të dendura dëbore kanë nisur pasditen e kësaj të hëne në gjithë territorin e Dibrës. Trashësia e borës në qytet ka shkuar afro 8 cm, kurse në lartësi  deri në 15 cm.

Nuk raportohen situata të vështira në qarkullim rrugor, por Shtabi i Emergjencave ka ngritur grupet e monitorimit.

Problematike situata paraqitet disi në rrugën Peshkopi – Kalaja e Dodës. Ajo ështe e dëmtuar në disa segmente dhe ka shkarje të gurëve në rrugë. Nga qershori nuk është tenderuar mirëmbajtja dimërore./abcnews.al






Të ngjashme