Një film për Brexit
Ngjarjet që ndodhën në Britaninë e Madhe në vitin 2016, para referendumit historik për daljen nga Bashkimi Europian, do të vijnë në një film.
“Brexit” është titulli i projektit të ardhshëm kinematografik, i cili është realizim i kanalit televiziv HBO. Aktori anglez Benedict Cumberbatch, do të ketë rolin kryesor, atë të Dominic Cummings.
Ky i fundit është këshilltari politik që ka udhëhequr fushatën “Vote Leave” për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.
42-vjeçari nuk është një aktor i panjohur, pasi në karrierën e tij ka fituar shumë çmime dhe është nominaur disa ceremoni si Oscar, British Academy Film Awards dhe Golden Globe. Premiera e filmit “Brexit” është caktuar për datën 19 Janar 2019.
Klan Plus