Si flet shqip një italiane? (video)
E ftuar speciale e finales së “Dance With Me 5” në Tv Klan, prezantuesja italiane Paola Perego është sfiduar nga prezantuesja Alketa Vejsiu për të thënë disa fjalë shqipe.
Fjalët e përzgjedhura me kujdes ishin disa të vështira, megjithatë Paola mundi ta kalonte me sukses sfidën. Edhe pse e pranoi vet që me gjuhën shqipe “nuk i ka punët mirë”, me pak mundim ajo ia arriti që t’i thoshte fjalët mjaft mirë.
-Zhdërvjelltësi
-Përputhet
-Mallëngjim
-Budallepsje
-Torollak
-Thashethemexhi
-Zv/kryeredaktor
-Gomar
-Prapanicë
/tvklan.al