BE: Miratoni Kodin Zgjedhor!


BE: Miratoni Kodin Zgjedhor!

18:06 20/12/2018

Në një kohë kur socialistët kanë depozituar në Kuvend amendimet për Kodin Zgjedhor dhe opozita e ka cilësuar minim të Reformës Zgjedhore draftin e njëanshëm të maxhorancës vjen edhe reagimi i Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca kërkon nga klasa politike të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe finalizimi i tyre të bëhet në parlament.

“Reforma elektorale është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të tregojnë përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në parlament  punën e mirë që është bërë në komisionin ad-hoc duke miratuar ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor.”-

përfundon apeli i ambasadorit Soreca.

Tv Klan






Të ngjashme