Droni pezullon fluturimet në aeroport
Fluturimet në aeroportin Gatwick të Londrës në Britani të Madhe janë pezulluar përsëri për shkak të një droni. Një zëdhënëse e aeroportit tha se dyshohet të jetë zbuluar një tjetër dron që fluturon pranë pistës, raporton BBC.
Teksa po zhvillohen hetimet paraprake rreth kësaj çështje, fluturimet u pezulluan si një masë e përkohshme. Aeroplanët që duhet të uleshin, po fluturojnë mbi aeroport. Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zbulimin e një droni, ndërsa policia tha se është duke hetuar.
Kjo është hera e dytë brenda brenda dy ditëve që fluturimet në aeroportin e Gatwick pezullohen. Të mërkurën aeroporti u mbyll për më shumë se një ditë pas zbulimit të një droni që fluturonte aty pranë. /
tvklan.al