Ndalimi i fishekzjarreve, ministri Lleshaj: Festat nuk bëhen me shpërthime
Pas deklaratës së ish-Kryeministrit Sali Berisha për ndalimin e fishekzjarreve në Shqipëri, ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Në një postim në Twitter, ministri Lleshaj thotë se ndalimi i fishekzjarreve i shërben sigurisë publike dhe se festat nuk bëhen me shpërthime.
“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”,
deklaron ministri i Brendshëm.
Me një vendim të tre ministrave, fishekzjarret në Shqipëri janë ndaluar, duke bërë që Viti i Ri kësaj radhe të festohet me atmosferë të vakët.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi akt të pashembullt ndalimin e fishekzjarreve, duke thënë se kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.
/tvklan.al