Ndizi festat me të kuqe


Ndizi festat me të kuqe

08:22 25/12/2018

Është ndoshta ngjyra me domethëniet më të shumta, stimuluese dhe përfshirëse. Prej kohësh e lidhur me dashurinë dhe pasionin, por edhe shumë e dashur nga stilistët. Ndaj dhe ata sugjerojnë pikërisht të kuqen për festën e Krishtlindjes.

Alternativat janë të shumta, duke filluar nga e kuqe gjaku, tullë, vjollcë, rubin, vishnje, portokalli e ndezur apo koral.

Për të kuqen duhet guxim, shumë personaliet, ndaj dhe është ngjyra e preferuar e atyre vajzave që nuk kanë frikë të eksperimentojnë dhe të vënë në pah feminilitetin e tyre.

Stilistët këshillojnë të vishet me këpucë ose sandale të zeza, ngjyrë ari, apo neutrale. Një mënyre për ta jetuar Krishtlindjen të dominuar nga shkëlqimin dhe kontrastet që përcjell kjo festë.

Tv Klan






Të ngjashme