Këpucët, pasioni i madh i femrave
Nëse është e vërtetë që diamantët janë miqtë më të mirë të femrave, këpucët nuk mbeten shumë pas. Duke qenë se jemi në periudhë festive dhe rregulli kryesor është të shkëlqesh, ja cilat janë modelet që sugjerojnë shtëpitë e modës.
Pavarësisht se është dimër, sandalet mbeten më të preferuarat. Me takë të lartë dhe të hollë, me detaj bizhutë ose pendët, sandalet mund ti veshësh si normalisht ose me geta, por gjithmonë të errëta ose të zeza.
Ka hapësirë ndërkohë edhe modele më të rehatshme, siç janë çizmet ose gjysmaçizmet, Për evente festive më të preferuarat mbeten ato të gjatat mbi gju.
Dhe në fund këpuca klasike mbetet e pazëvendësueshme, pa kohë, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli është ajo më e preferuara.
Tv Klan